Gratë dhe vajzat që janë aktualisht pjesë e këshillit bashkiak të Shkodrës përmes një shkresë zyrtare i kërkojnë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve që edhe në zgjedhjet e ardhshme të respektohet pjesëmarrja me 50% e grave dhe vajzave në listat e kandidatëve.

Kjo kërkesë u bë gjatë një takimi të Aleancës Kombëtare të Këshilltareve të Shkodrës.

Gratë dhe vajzat që janë anëtare të këshillit bashkiak të Shkodrës kanë disa kërkesa edhe për partitë politike ku ata bëjnë pjesë.

Motoja e grave dhe vajzave këshilltare që janë pjesë e Aleancës Kombëtare është “Një zë për ty” ndërsa në shkresën zyrtare ky organizëm beson se ka ende shumë për të përmirësuar cilësinë e jetesës së qytetarëve shqiptar dhe për të ofruar mbështetjen dhe kontributin e tyre.

Artikulli paraprakDITA BOTËRORE E ROMËVE
Artikulli tjetërSHKODËR, PREFEKTI PJETRI TEK AKU: PARALAJMËRIM SUBJEKTEVE