Reshjet e shiut të rëna një natë më parë kanë bllokuar qarkullimin në disa rrugë të amortizuara të lagjes Zooteknikë në qytetin e Shkodrës. Gropat e mbushura me ujë janë kthyer në problem kryesisht për nxënësit të cilët kalojnë në këtë rrugë për të shkuar në shkollë.

Janë prindërit e tyre ato të cilët tregojnë se në rastet kur ka reshje më të dendura shiu nuk I çojnë fëmijët në shkollë.

Sipas banorëve, institucionet përgjegjëse nuk kanë bërë sa duhet punën e tyre për të ofruar shërbimet e duhura në këtë lagje.

Infrastruktura rrugore në lagjen Zooteknikë është ndër më të amortizuarat në qytetin e Shkodrës për shkak të mungesës së investimeve dhe mungesës së vëmendjes nga ana e institucionet përgjegjëse.

Në një situatë të tillë qindra banorëve u mbetet vetëm një mundësi, të përballojnë stinën e dimrit duke kaluar në rrugët me gropa të mbushura nga uji teksa shkojnë në shkollë apo punë.

Artikulli paraprakRRETHINA, BANORËT: MUNGESA E UJIT NA PLAKU PARA KOHE
Artikulli tjetërMINISTRIA: BASHKIA SHKODËR MË E MIRA PËR KONTROLLIN E PARAVE