Rruga “Fahri Ramadani” që bën lidhjen e 2 lagjeve “Kiras” dhe “Rus” ka shfaqur shenjat e para të amortizimit. Prej disa muajsh, në gjatësinë e kësaj rruge janë krijuar gropa të thella në asfalt të cilat rrezikojnë drejtues mjetesh por edhe ata që përdorin biçikletën.

Një pjesë e gropave është krijuar si shkak I lagështirës nën shtresën e asfaltit që vjen nga tubacionet e instaluara të uëjsjellësit bëjnë të ditur banorët, ndërsa tregojnë vështirësitë që kanë për të kaluar.

Apeli ndaj bashkisë Shkodër për rikonstruksionin e kësaj rruge është I tepërt shprehen ata.
Kjo rrugë me intensitet të lartë të lëvizjes së qytetarëve rrezikon shkatërrimin e plotë në rast se institucionet përgjegjëse nuk ndërhyjnë në kohë në rikonsruksionin e saj.

Gjendja e këtij aksi tregon edhe një herë mungesën e vëmendjes që bashkia Shkodër ka ndaj problematikave sociale edhe kur ato shfaqen në qendër të qytetit.

Artikulli paraprakRAMA: META NUK ËSHTË GJERGJ KASTRIOTI, BESËLIDHËSIT E RINJ ARMIQTË E BETUAR TË DREJTËSISË
Artikulli tjetërSHIROKË-ZOGAJ, “ZGJERIMI I RRUGËS ËSHTË I NEVOJSHËM”