Ishte koncerti i grupit “N’Gen” i cili përmbylli natën e parë të aktiviteteve për Festën e Luleve në Shkodër. Një natë dedikuar këngëve shkodrane të sjellura nga këngëtarët më në zë të Shkodrës të ndërthurura me talentet e reja duke sjellë për artdashësit, muzikën tradicionale qytetare.
Për drejtuesin artistik të këtij koncerti Markelian Kapedani zhvillimi i sa më shumë kocertetve të tilla janë shumë të rëndësishme për ruajtjen dhe transmetimin e muzikës shkodrane tek brezat e rinj.
Tre aktorët e teatrit Migjeni dhe njëkohësisht dhe prezantuesit e koncertit shprehen të lumtur që u bën pjesë e këtij koncerti.
Një sërë aktivitetesh të tjera do të zhvillohen deri me datën 9 maj në Shkodër kudaër të Festës së Luleve.