Grupi “N’Gen” mbajti koncertin e radhës në zonën muzeale të Gjuhadolit në Shkodër në kuadër të koncerteve të verës që po organizohen nga teatri “Migjeni” me mbështetjen e bashkisë Shkodër. Disa prej këngëve më të bukura të muzikës shkodrane dhe asaj shqiptare erdhën me një stil të rrymave muzikore modern.

Drejtuesi i grupit N’Gen, Markelian Kapidani thotë se ky grupi po ecën mirë në këto hapa të parë ndërsa tregon se këtë radhë kishte edhe disa material të reja muzikore nga koncerti i mëparshëm.

Ajo që po tenton të bëjë maestro Kapidani është që ta shtojë grupin N’Gen edhe me instrument të tjerë të mënyrë që të marrin pjesë edhe në koncerte ndërkombëtare jashtë Shqipërisë për të bërë të njohura kudo në botë perlat e muzikës shkodrane përmes muzikës të stilit modern.

Në këto hapa të parë të grupit N’Gen ka pengesa të ndryshme por ky grup do vijojë punën për të arritur standardet më të larta muzikore.

Këngët tradicionale të muzikës popullore shkodrane por edhe disa këngë të tjera të njohura shqiptare erdhën në rrymat moderne muzikore spanjolle, Amerikës Latinedhe të tjera.

Artikulli paraprakKOMAN, POLICIA BLLOKON TRI MJETE LUNDRUESE
Artikulli tjetërMANASTIRLIU: GUSHTI MUAJI I HAPUR I VAKSINIMIT MASIV PËR QYTETARËT +18 VJEÇ! STUDENTËT TË VAKSINOHEN PARA SE TË NIS SHKOLLA! 24% E POPULLSISË KANË MARRË TË DYJA DOZAT