11 km rrugë nga qyteti i Shkodrës deri në qendër të Njësisë Administrative Gur i Zi vijojnë të jenë një burim serioz aksidentesh.

Sinjalistika vertikale përgjatë këtij aksi është dëmtuar masivisht gjatë viteve, ndërsa pemët e shumta ngjitur me rrugën kanë bllokuar shikueshmërinë për drejtuesit e automjeteve. Vijat ndarëse përgjatë karrexhatës janë fshirë totalisht si pasojë ndërhyrjeve të pakta që janë bërë ndër vite, ndërsa mbrojtëset anësore mungojnë përgjatë këtij aksi. Banorët gjithashtu tregojnë se mungesa e ndriçimit në pjesën më të madhe të rrugës është një rrezik i mbartur ndër vite.

Aksidentet rrugore në aksin Shkodër-Gur i Zi kanë qenë të shpeshta dhe me pasoja në njerëz. Në shumë raste, në përplasje rrugore janë përfshirë përdorues të rrugës që lëvizin me motoçikleta. Pavarësisht kësaj, Autoriteti Rrugor Shqiptar si subjekt menaxhues nuk ka marrë masa konkrete për të rritur sigurinë në rrugë.

Artikulli paraprakTONIGHT – 02.05.2017
Artikulli tjetërZYRA E INFORMACIONIT TURISTIK HAPET NË FILLIM TË MAJIT