Zona e Shkodrës dhe Malësisë së Madhe janë përfshirë gjatë orëve të fundit nga reshjet e dendura të dëborës.
Megjithatë, firma kontraktore ka ndërhyrë gjatë natës, ku në disa segmente ku janë shfaqur problematika është bërë hedhja e kripës me qëllim normalizimin e situatës. Fatmirësisht nuk janë shfaqur ngrica. Policia Rrugore nga ana tjetër ka shtuar masat me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë. Përgjatë aksit nacional Shkodër – Han i Hotit janë shtuar patrullat e policisë që nga mëngjesi i së enjtes. Për drejtuesit e automjeteve qarkullimi nuk ka paraqitur vështirësi. Kalimi është realizuar pa nevojën e zinxhirëve, ndërsa nuk është shënuar asnjë incident.