Aksidentet në Shkodër vijojnë që të mbeten një shqetësim. Një tjetër përplasje ka ndodhur në aksin Shkodër-Hanin Hotit. Dy mjete janë aksidentuar duke udhëtuar në atë rrugë nacionale. Ngjarja është shënuar në afërsi të urës së Vrakës.

Fouristrada me targë AA 761 DX, tip Mitsubishi është përplasur me një mjet tip FIAT, ngjyrë e kuqe me targa të huaja.

Sipas burimeve nga vendngjarja nga ky aksident nuk ka dëme në njerëz por vetëm lëndime të lehta tek personat që ndodheshin brenda dy mjeteve që u përplasën.

Nga sa bëhet e ditur fouristrada po vinte në drejtim të Koplikut ndërsa mjeti tip FIAT në drejtim të Shkodrës ndërsa papritur janë përplasur me njëra-tjetrën duke dalë nga rruga kryesore por pa patur viktima.

Menjëherë në vendngjarja kanë mbërritur efektivët e policisë për të nxjerrë edhe shkaqet e aksidentit të ndodhur në aksin Shkodër-Hani Hotit.

Po ashtu mësohet se një tjetër aksident ka ndodhur në orët e para në mëngjesit në rrugën e Rrjollit në Velipojë por edhe aty pa patur dëme në njerëz.

Aksidentet në Shkodër vazhdojnë që të mbeten një shqetësim. Prej kohësh INSTAT rendit qarku Shkodër si ndër më problematikët sa i përket numrit të aksidenteve të ndodhura në rang vendi.

Edhe numri i viktimave dhe të plagosurve rëndë gjatë këtij viti është i konsiderueshëm. Janë të paktën 15 persona brenda 2018-ës që kanë humbur jetën nga aksidentet

ndërsa me dhjetra të tjerë janë plagosur rëndë për të mos përmendur ata me lëndime të lehta në trup.

Policia rrugore e Shkodrës ka shtërnguar masat por sërish aksidentet janë prezent. Edhe më parë specialistët e policisë kanë deklaruar se shkak i aksidenteve mbetet kryesisht mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor.

 

Artikulli paraprakMATURANTËT, PLOTËSOJNË FORMULARIN A1Z
Artikulli tjetërVLLAZNIA, A FIRMOSI FIRAT? DYSHIME SE S’KA LIÇENCË