Rruga nacioanle Shkodër- Hani Hotit, është një nga njollat e zeza të aksidenteve në qarkun Shkodër. Prej vitesh në këtë aks janë shënuar një numër i madh aksidentesh, ku kanë qënë edhe me pasoja në jetë njerëzish. Mungesa e sinjalistikës, si dhe mbikalimeve janë disa ndër shkaqet kryesore për aksidentet. Kalimtarët të cilët lëvizin përgjatë këtij aksi shprehen se ndihen mjaft të rrezikuar, si pasojë e aksidenteve të cilat kanë ndodhur edhe gjatë ditëve të fundit.

Pavarësisht rrezikut që paraqet ky aks, ende ka drejtues të cilët lëvizin me shpejëtsi tej normave të lejuara në këtë zonë. Ndërkohë mungesa e ndriçimit përgjatë pothuajse gjithë aksit Shkodër- Hanit Hotit vijon të jetë një problem shqetësues. Të lëvizësh gjatë natës në këtë rrugë është një mision i vështirë për banorët të cilët lëvizin në këmb apo me biçikleta.

Artikulli paraprakNIS FUSHATA NË MBROJTJE TË VIKTIMAVE TË KRIMIT
Artikulli tjetërMOTI I MIRË, SHKODRANËT ZGJEDHIN VELIPOJËN