Firma për mirëmbajtjen e aksit nacional Shkodër-Hani i Hotit ka nisur pastrimin e të gjithë gjatësisë së këtij segmenti rrugor duke ndërhyrë në dy anët e rrugës për largimin e shkurreve dhe bimësisë.
Gjatë aksionit përgjatë këtij aksi janë konstatuar dëmtime në sinjalistikën horizontale dhe atë vertikale , cka bëhet e ditur nga përgjegjësi I firmës Gjin Bjeshka I cili ndër të tjera ka edhe një apel. Rruga Shkodër-Hani I Hotit do të mbahet në monitorim të vazhdueshëm.Mirëmbajtja do të kryhet pothuajse co ditë.Ndërsa në pjesët e dëmtuara për të eleminuar gropat anës rrugës do të nisë shtrimi me cakull. Kjo punë është tepër efikasë thonë drejtuesit e firmës edhe për vetë rëndësinë që ka si aks nacional, por edhe si rruga e komunikimit me Malin e Zi dhe vendet e tjera përtej si Bosnjen , Kroacinë etj.