Qendra e gruas “Hapa të lehtë” ka shpërndarë në pedonalen e qytetit të Shkodrës, disa fletushka të cilat përmbajnë shprehje motivuese për burrat dhe gratë që të luftojnë dhunën në familje. Punonjësja sociale në qendrën e gruas, Aledija Unuri, shprehet se ky aktivitet është organizuar me qëllim sensibilzimin e qytetatarëve edhe në kuadër të 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës.
Unuri, i bën thirrje të gjitha grave të gjejnë forcën brenda vetes dhe të denoncojnë dhunën në familje.
Fenomeni i dhunës në familje vijon të përhapet ndjeshëm kudo. Vitet e fundit janë shtuar denoncimet si shkak i ndërgjegjësimit por sërish dhuna në familje mbetet një shqetësim në Shkodër por edhe mbarë shoqërinë shqiptare.