Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit me shoqatën e Invalidëve Para & Tetraplegjikë dhe me mbështjetjen e UNDP Albania po punohet për përmirësimin e parkingjeve të rezervuar për PAK, duke synuar pajisjen me një leje të dedikuar për ta për shfrytëzimin e këtyre hapësirave dhe rritjen e ndërgjegjësimit të komunitetit, si dhe marrjen e masave shtërnguese për ata që bëjnë shkelje duke i përdorur pa të drejtë ato.
Në zbatim të kësaj marrëveshje, gjatë ofrimit të këtij shërbimi Bashkia përgatit dhe shpërndan lejen për parkim në vende të dedikuara për PAK, si dhe monitoron në terren, në mënyrë të vazhdueshme përmes Policisë Bashkiake respektimin e vendparkimeve të dedikuara.
Me dëshirën për të rritur integrimin e PAK në jeten dhe aktivitetet publike, institucionet publike, si shkollat, biblioteka, qendrat sociale, trotuaret, etj.të gjitha projektet e reja infrastrukturore (qendra komunitare, qendra multifunksionale, etj.) dhe rikonstruksionet e godinave ekzistuese të Bashkisë së Shkodrës (biblioteka “Marin Barleti”, shkollat, etj) janë krijuar me përshtatshmërinë për personat me aftësi të kufizuar.