Century 21 kompania amerikane me eksperiencë afro 50 vjeçare, lider në fushën e patundshmërisë tashmë prezente edhe në qytetin e Shkodrës nepërmjet rrjetit Century 21 Albania.
Në Shkodër është zyra e 25-të e këtij rrjeti që ofron mundësi të shkëlqyera për të rinjtë dhe të rejat e Shkodrës. duke u ofruar atyre profesionin e konsulentit imobilar, një ndër profesionet e lira më të paguara në kohët e sotme.
Erlind Maraçaj, drejtor për degën e Shkodrës thotë se eksperiencat e mëparshme e bënë që të ndërmarrë këtë iniciativë të rëndësishme..
Zyra Century 21 Future bën ndërlidhjen ose ndërmjetësimin e pronarëve me klientin dhe mundëson konkludimin e këtyre transaksioneve në mënyrë më të shpejtë ndërsa është krijuar në Amerikë për t’u përhapur në të gjithë botën.