Në ambjentet e Galerisë “Oda” piktorja Teuta Lagja ka hapur ekspozitën e saj të parë me titull “Luleborë”. Vetë piktorja thotë se titulli I vetë ekspozitës kërkon të përcjellë lidhjen e fortë që ajo ka me luleborën, por edhe Shkodrën. Ajo thotë se pikturës I ka kushtuar 35 vitet e fundit të jetës, por tani ishte koha e favorshme për të prezantuar veten para artdashësve.

Drejtorja e galerisë “Oda” Rozafa Shpuza njëkohësh edhe kuratore e ekspozitës thotë se pjesëmarrja e qytetarëve në këto aktivitete është një vlerësim për artistët shkodranë dhe jo vetëm

Ekspozita “Luleborë” do të jetë e hapur për tre javë në ambjentet e galeri “Oda” në qytetin e Shkodrës.

 

Artikulli paraprakNORMALIZOHET TRAFIKU NË QYTETIN E SHKODRËS
Artikulli tjetërTENSIONE NË MAL TË ZI MES SERBËVE DHE MALAZEZËVE