Është hapur në Muzeun e Dëshmisë dhe Kujtesës ekspozita “Martirët e Shekullit” e krijuar nga Platforma e Kujtesës dhe Ndërgjegjes Evropiane dhe partnerët e saj. Mes 27 martirëve nga e gjithë bota, të përzgjedhur për këtë ekspozitë, që nuk hoqën dorë nga shërbimi ndaj Zotit dhe njerëzve edhe kur iu kërcënohej jeta nën regjimet totalitare të shekullit XX, është edhe shqiptari Vinçenc Prennushi.

Drejtori i muzeut Pjerin Mirdita i fton të gjithë qytetarët dhe sidomos të rinjtë të vijnë për të parë këtë ekspozitë.

Kjo ekspozitë me fotot dhe jetëshkrimet e 27 martirëve, është një leksion i gjallë dhe origjinal për regjimet totalitare dhe lëvizjet e frymëzuara prej tyre që përfshinë botën gjatë shek XX.

Artikulli paraprakBETIMI I QEVERISË SË RE/ “MANDATI I TRETË HISTORIK”, AMBASADORJA KIM: SHBA MEZI PRET TË PUNOJË INTENSIVISHT ME SHQIPËRINË PËR TË FORCUAR DEMOKRACINË
Artikulli tjetërSHKODËR, DOKUMENTARI RRËNQETHËS “VARRET PA EMËR”