Përditshmëria në qytetin e Shkodrës, personazhe të thjeshtë por edhe fragmente të rëndësishme nga jeta e tyre erdhën në ekspozitën “Përhanshëm” që u hap në Galerinë e Arteve në Shkodër. Rozafa Shpuza, kuratore e ekspozitës bëri bashkë në këtë ekspozitë 10-të fotografë të rinj të qytetit të cilët pjesa më e madhe u shfaqën për herë të parë përpara publikut. Shpuza këtë ekspozitë kërkon ta kthejë në një aktivitet kulturor ndërkombëtar në të ardhmen.

Disa prej artistëve të rinj të imazhit shprehen se fotografia është një ndjesi e trefishtë, për vetë ata, personat që fotografohen dhe publikun e gjerë.

Në ekspozitën sa konceptuale por edhe letrareske “Përhanshëm” që do qëndrojë e hapur deri në fillim të muajit shtator në Galerinë e Arteve në Shkodër morën pjesë fotografët shkodran Elisa Bërdica, Eniko Mosi, Enza Rripaj, Ergys Vela, Fatjeta Muriqi, Jon Mithi, Selma Alija, Senad Xhexhovi bashkë me motrat Milani dhe Selma Alija.

Artikulli paraprakINXHINIERI: MIRDITA E SHFRYTËZUAR KEQ
Artikulli tjetërNETËT VERORE NË SHËNGJIN