Ka nisur këtë të hënë fushata e vaksinimit të studentëve në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Qendrat e vaksinimit janë vendosur pranë Rektoratit dhe në katin e parë të fakultetit të Shkencave të Edukimit. Stafet e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor do të jenë në gatishmëri nga ora 08:00 – 15:30 çdo ditë të javës më këto dy ambjente.

Drejtorja e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Suida Kuka thotë se qendrat e vaksinimit mund të shtohen në varësi të interesit të studentëve

Vaksinatorja Erjona Qallija këshillon të rinjtë të vaksinohen si e vetmja mënyrë për mbrojtjen e shëndetit.

Për të gjithë studentët që deri tani për arsye të ndryshme nuk janë vaksinuar, qendrat e vaksinimit të vendosura pranë Rektoratit dhe Fakultetit të Shkencave të Edukimit janë të hapura nga ora 08:00 – 15:30. Kujtojmë se të hënën, në fillimin e vitit akademik në auditore do të lejohen vetëm studentët të cilët kanë të paktën një dozë vaksinë të kryer.

Artikulli paraprak500 EURO DHE FAVORE SEKSUALE PËR NJË VENDIM, SHKARKOHET NGA DETYRA GJYQTARI
Artikulli tjetërMALËSI E MADHE, NGROHJE ME DRU NË TË GJITHA SHKOLLAT