Në qendër të qytetit të Shkodrës u zhvillua Panairi I Nxitjes së Punësimit ku morën pjesë shkolla profesionale, zyra rajonale e punësimit dhe biznese të tjera. Julia Cepi, punonjëse e Code Partners tregon se qëllimi I këtij projekti është nxitja e vazhdueshme e punësimit tek të rinjtë.

Cepi shprehet se ka nevojë për më shumë rritje të shkallës së sensibilizimit tek insititucionet të cilat kanë në focus punësimin e të rinjve.

Projekti “You(Th) Match: Qasje inovative për nxitjen e zhvillimit të rinisë” zbatohet nga CODE Partners dhe Qendra Rinore Arka dhe mbështetet nga UNDP dhe Ambasada Britanike ne Tirane, në kuadër të programit “Mbështetje për punësimin dhe shërbimet sociale për të rinjtë dhe gratë vulnerabël në Shqipërinë e veriut”

 

 

Artikulli paraprakRRËZOI NGA FRONI ANGELINA JOLIE! KJO ËSHTË GRUAJA MË E ADMIRUAR NË MBARË BOTËN
Artikulli tjetërALI TULA- VOLTANA ADEMIT: LARGO MBETURINAT