Drejtoria Rajonale e Punësimit Shkodër ka hapur thirrjen për Programin e Vetëpunësimit. Në kuadër të këtij program, drejtorja Rozafa Zmijani ka zhvilluar një takim me të rinjtë në qendrën rinore “Atelie” me qëllim nxitjen ndërgjegjësimin dhe nxitjen e të rinjve në punësim dhe sipërmarrje.
Drejtorja Zmijani prezantoi përfitimit nga Programi I Vetëpunësimit, ndërsa tha se nga program I vitit të kaluar, janë 15 biznese të cilat kanë rezultuar ide të suksesshme.
Idetë më të mira në këtë Program mbështeten me grante deri në 500 mijë lek të reja tha drejtorja Zmijani.
Thirrja për aplikimin në Programin e Vetëpunësimit zgjate deri në datë 19 tetor, ndërsa program ofron procesin e trajnimit në sipërmarrje, support në ngritjen dhe zhvillimin e planeve të biznesit për aplikuesit dhe grantin financiar 500 mijë lekë të reja.