Bashkia Shkodër ka hapur sezonin turistik në plazhin e Velipojës. Kjo ditë është menduar me një sërë aktivitetesh të ndryshme të realizuar përmes lojërave, garave sportive, argëtimit por edhe muzikës.
Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi në fjalën e saj u shpreh se administrimi i plazhit të Velipojës mbetet një sfidë e vështirë.
Kryebashkiakja tregoi edhe për investimet e parashikuara në plazhin e Velipojës në infrastrukturë por jo vetëm.
Që në mëngjes dhe për disa orë me radhë pushuesit në hapjen e sezonit turistik në Velipojë patën mundësi të argëtohen dhe të marrin pjesë në aktivitetet e zhvilluara përgjatë gjithë ditës.