Kur jemi në prag të sezonit turistik, përgatitjet që po bëhen për të pritur turistët vendas dhe të huaj janë të pakta. Një nga problemet që kërkon zgjidhje prej vitesh është edhe dëmtimi I tabelave elektronike orientuese të vendosura në urën e re të Bunës në hyrje të qytetit të Shkodrës.
Tabela këto që I shërbejnë jo vetëm turistëve që duan të vizitojnë bashkinë Shkodër për plazhin, historinë, kulturën e traditën por edhe udhëtarëve të ndryshëm të cilët nuk kanë qëllim turizmin në këtë zonë. Tabelat elektronikë jofunksionale janë vetëm një nga treguesit për vëmendjen që I kushtojnë institucionet përgjegjëse urës së re të Bunës.
Një nyje lidhëse mes qytetit dhe pikës së kalimit kufitar në Muriqan, një nga pikat me numër të lartë të udhëtarëve, kryesisht gjatë verës ku shënohet edhe kulmi I sezonit turisik përgjatë gjithë vitit. Edhe pse shpesh herë është ngritur si shqetësim në media, ura vazhdon që të jetë në të njëjtën gjendje.
Tabela që duhej të shërbente për orientim por edhe si tabelë treguese për shoferët vendas e të huaj nuk po e kryen këtë funksion prej kohësh. Ky investim kishte si objektiv zhvillimin e mëtejshëm të qytetit përmes kësaj ure lidhëse por edhe ndërtimin e një ure moderne. Në fakt nuk rezultoi kështu.
Fillimisht tabela elektronike nisi të kishte probleme duke qenë herë në funksion e herë jo për të ardhur deri në ditët e sotme ku vazhdon që të jetë me defekt. Këto probleme i kanë ngritur disa herë edhe vetë qytetarët por deri më tani nuk është gjetur ndonjë zgjidhje nga bashkia Shkodër apo kompania që e ka ndërtuar këtë vepër arti.