Kandidatja që garon për kreun e PD-se, Edith Harxhi, ka zhvilluar disa takime me anëtarë të Partisë Demokratike në qarkun Shkodër. Përtej sfidës që po i bën për t’i marrë drejtimin e PD-së, Edith Harxhi ka zgjedhur ta sfidojë Lulzim Bashën edhe në lidhje me vizën e tij në SHBA. Harxhi tha se nëse kjo nuk është e vërtetë, Basha le të dalë dhe ta përgënjeshtrojë.
Harxhi kërkoi mbështetjen e demokratëve për të marrë drejtimin e së djathtës. Një tjetër akuzë që Harxhi hodhi ishte edhe fakti se brenda PD ka shumë anëtarë të ish sigurimit të setit dhe kërkoi hapjen e dosjeve të sigurimit të shtetit.
Në garë për postin e kryetarit të PD-së janë Lulzim Basha, Edith Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj, ndërsa zgjedhjet do të zhvillohen në 13 qershor.