Drejtuesi politik i qarkut të Shkodrës për partinë demokratike, Helidon Bushati zhvilloi një takim bashkëbisedues me organizatat e shoqërisë civile. Në këtë takim u diskutua rreth problematikave, ku fokusi më kryesor ishte ai i problemeve mjaft të mëdha në zonat rurale të Shkodrës. Ja çfarë shkruan në “Facebook” drejtuesi politik i Pd Shkodër, Helidon Bushati:
Takim i përzemërt me drejtues të OJF-vë në Shkodër.
Atë çfarë nuk e ka ofruar qeverisja, e kanë bërë OJF-të. Kanë pasur në dorë pak dhe kanë bërë shumë. Sepse shumica nuk e sheh Shkodrën si një thes lekësh.
Janë kthyer në oaze të promovomit të rinisë dhe iniciativave qytetare. Tani thjeshtë i duhet dora e bashkëpunimit. Dhe pas 25 Prillit, do e kenë. Këtë herë nuk mjafton vetëm mirënjohja ime.
Të mbështesim më të mirët
https://youtu.be/xTEdUybSKdY