Për të tretën herë me radhë mbledhja e Këshillit Bashkiak ka dështuar që të zhvillohet për shkak të kourimit të këshilltarëve që edhe këtë herë shfaqi probleme. Fillimisht mbledhja nisi me vonesë pasi kourimi u plotësua por pas miratimit të pikës së parë të rendit të ditës disa këshilltarë u larguan duke bërë që mbledhja të dështojë. Këshilltari Gjergj Sokoli i PSD evidentoi këtë problematikë të shtyrjes së mbledhjeve por edhe mungesën e kryetarit të bashkisë Shkodër Bardh Spahia në mbledhjet e këshillit.

Nënkryetari i bashkisë Shkodër Tonin Dedaj tha se kryebashkiaku Spahia ka një axhendë të ngjeshur dhe të rëndësishme ndaj edhe ka munguar gjë e cila nuk u pranua nga këshilltari Arbis Vjerdha.

Këshilltari Vjerdha më pas braktisi edhe mbledhjen në shenjë proteste.

Sapo nisi diskutimi për pikën e dytë të rendit të ditës pas miratimit të fondit prej 6% të ndihmës ekonomike, disa këshilltarë socialist u larguan duke mbetur 21 anëtarë në sallë nga 26 që duhen minimalisht dhe mbledhja dështoi.

Këshilltarja socialiste Tereza Brigja shprehi pakënaqësitë e saj dhe akuzoi socialistët e tjerë që mungojnë zakonisht në këto mbledhje.

 

Artikulli paraprakAKU SHKODËR: SHTOJMË KONTROLLET NË TË GJITHA BASHKITË
Artikulli tjetërSHKODËR, KËSHILLI BASHKIAK: SHKOLLAT ME SHUMË PROBLEME