Historiani gjerman doktor Jorg Luer ka marrë titullin “Qytetar Nderi” dhënë nga Këshilli i Bashkisë Shkodër për kontributin e tij për projektin

“Ballafaqimi me të kaluarën komuniste” por edhe gjithë veprimtarinë e tij lidhur me Shkodrën dhe Shqipërinë.

Kryetari i këshillit bashkiak Xhemal Bushati i dorëzoi titullin “Qytetar Nderi” duke treguar edhe motivacionin.

Historiani Luer në fjalën e tij vlerësoi një qytet si Shkodra.
Jorg Luer u propozua për titullin “Qytetar Nderi” nga shoqata e të persekutuarve politik në Shkodër dhe shoqata tjetër “Drejtësi dhe Paqe”

ndërsa kontribuoi për monumentin kushtuar viktimave të komunizmit që do të vendoset në Shkodër.

Artikulli paraprakLEZHË, PROBLEME ME PRONAT
Artikulli tjetërMERR FUND KONFLIKTI DHJETËRAVJEÇAR, GREQIA MIRATON MARRËVESHJEN E PRESPËS