“Pranverë Art” është ekspozita që ka hapur artistja e re shkodrane Sara Prençi në qendrën rinore Atelie në qytetin e Shkodrës. Engjëll Gjugja, drejtues i qendrës rinore Atelie në Shkodër tha se piktorja e re Sara Prençi do të jetë një artiste që do i vlejë qytetit në të ardhmen ndërsa mësuesja e saj Alkida Boshnjaku tha se kjo ekspozitë i kushtohet, ngjyrave, luleve dhe natyrës.

Vetë autorja e ekspozitës është e lumtur për këtë arritje të saj që do jetë një shtysë për të ardhmen.

Të pranishmit patën mundësi të shohin punimet e piktores së re në këtë ekspozitë të saj të parë.

Artikulli paraprakGËRMIMET NË BUSHAT, DALIN NË DRITË GJURMË TË REJA
Artikulli tjetërSHKODËR, KËNGËTARJA LORENCA PREÇI KONCERT DIPLOME