Në një takim në Shkodër për të folur për vizitën e një grupi shkodranësh vitin e kaluar në një prej vendeve të shenjta Kudis Sherif , zëvendës ambasadori i Palestinës Hani Husejn zbuloi se disa shkodran më përpara kanë luftuar në mbrojtje të Palestinës.
Po ashtu e quajti absurde deklaratën e Presidentit Trump në dhjetorin e 2017 se Jeruzalemi është kryeqytet i Izraelit. Lidhur me konfliktin me izraelitët, Husejn u shpreh se Palestina nuk do të dorëzohet asnjëherë.
Myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari deklaroi se shumë shpejt Palestina do të gëzojë dhe se ata që bënë padrejtësi do të marrin dënimin e merituar.
Gjatë këtij bashkëbisedimi u fol edhe për bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Palestinës në të ardhmen dhe vizitat e ndërsjellta.