Një 28 vjeçar ka humbur jetën si shkak i një aksidenti rrugor. Admir Buhaj, 28 vjeç nga Postriba teksa po udhëtonte me një motorr ndërroi jetë pasi u përplas nga një makinë në rrugën e Hotit të Ri, pjesë e njësisë Rrethina.

Autori i këtij aksidenti me pasojë vdekjen ka braktisur makinën në të cilën ndodhej dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia e ka identifikuar autorin e dyshuar të aksidentit dhe vazhdon puna hetimore për të bërë të mundur gjetjen dhe kapjen e tij.

Ka qenë ora 21:30 e mbrëmjes kur papritur një mjet duke ecur me shpejtësi për disa metra ka marrë përpara gjithçka që i ka dalë. Fillimisht ka përplasur një makinë tjetër në të cilën kanë qenë duke hyrë 5 persona.

Fatmirësisht kanë shpëtuar sepse kanë qenë jashtë mjetit ndërsa është dëmtuar makina. Më pas kjo makinë ka marrë përpara pemët dhe shtyllat e ndriçimit në anë të rrugës duke goditur edhe 28 vjeçarin Admir Buhaj që po ecte me motorr. Mjeti ka ecur disa metra derisa është përplasur në anë të rrugës duke lënë të vdekur në vend 28 vjeçarin Admi Buhaj.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia vendore e Shkodrës duke nisur hetimet paraprake për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti të ndodhur. Në vendngjarje mbërriti edhe një ambulancë e shërbimit kombëtar të urgjencës por ishte e pamundur për të bërë transportimin e 28 vjeçarit pasi kishte ndërruar jetë në mënyrë të menjëhershme. Fillimisht policia nuk ka arritur që të identifikojë viktimën dhe pas disa orësh është bërë e mundur identifikimi i tij.

Nga ana tjetër autori i dyshuar i këtij aksidenti pasi ka parë ngjarjen e rëndë ka dalë menjëherë nga mjeti që po drejtonte duke u larguar me shpejtësi. Rruga e fshatit Hot i Ri vazhdon që të jetë një shqetësim për shkak të shpejtësisë mbi normat e lejuara por edhe errësirës në rrugë. Edhe më përpara ka patur viktima apo të plagosur rëndë në atë aks rrugor.

Artikulli paraprakHOT I RI – POSTRIBË, AKSI RRUGOR QË MERR JETË NJERËZISH
Artikulli tjetërVRASJA E H.BILLËS, “ARREST ME BURG” PËR SEBASTIAN MALIN