Nga Shkodra ambasadori hungarez në Shqipëri Lorant Balla deklaroi se Hungaria është e zhgënjyer për mos çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian dhe se hungarezët mbështesin plotësisht integrimin e Shqipërisë dhe çeljen e negociatave.
Këtë deklaratë ambasadori hungarez e bëri në përkujtim të revolucionit të ndodhur në Hungari.

Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi u shpreh ato ngjarje të ndodhura në Hungari por edhe në Shqipëri nga komunistët duhet që të njihen nga brezat e rinj.
Revolucioni hungarez ndodhi në vitin 1956 dhe zgjati 13 ditë me radhë ndërsa përplasja me armë shkaktoi shumë të vdekur dhe Budapesti pothuajse u shkatërrua plotësisht.

Artikulli paraprakKIRURGJIA MAXILLOFACIALE
Artikulli tjetërKONSTITUOHEN KRYESIA DHE KOMISIONET E KËSHILLIT TË QARKUT