Hyrja e qytetit të Shkodrës vazhdon të mos jetë në standartet e duhura. Kështu, edhe pse quhet ura e re e Bunës, kjo vepër arti e ndërtuar pak vite më parë ngjan tepër e vjetër krahasuar me dëmtimet që ka. Tabelat orientuese të dëmtuara prej kohësh nuk kryejnë më funksionin për të cilin janë vendosur.

Nga ana tjetër, dëmtimi I shtresës asfaltike në këtë urë vetëm sa pengon qarkullimin e autmojeteve pasi vazhdimisht ka nevojë për ndëryrje. Me këtë situatë janë përballur qindra turistë të huaj të cilët nuk bën çudi të habiten nga kontrasti që gjejnë në qytetin e Shkodrës.

Nga njëra anë me bukuri natyrore të mrekullueshme dhe nga ana tjetër me mungesë të theksuar në mirëmbajtjen e inevstimeve që bëhen në këtë qytet. Munegsa e mirëmbajtjes së kësaj ure vihet re dita ditës, ndërkohë insitucionet përgjegjëse kaën zgjedhur ta lënë këtë fenomen në harresë.

Ura e re e Bunës është një nyje lidhëse mes Shkodrës dhe pikës kufitare të Muriqanit, një investim ky që po degradohet çdo ditë e më shumë. Tabela elektronike shfaq probleme gjatë gjithë kohës duke qenë herë në funksion e herë jo për të ardhur deri në ditët e sotme ku vazhdon që të jetë me defekt.

Ndërkohë është dëmtuar edhe mekanizmi i hapjes duke sjellë dëme në paisjet komanduese dhe të ndriçimit të urës. Gradualisht nisi të dëmtohej edhe shtresa e urës së re të Bunës duke sjellë probleme në qarkullimin e automjeteve. Këto probleme i kanë ngritur disa herë edhe vetë qytetarët por deri më tani nuk është gjetur ndonjë zgjidhje.

Artikulli paraprakSHKODËR, TË MAJTËT MIRATOJNË PROJEKT-VENDIMET E BASHKISË
Artikulli tjetërHELMIMI I NXËNËSVE, PROKURORIA HETIME, BECI: NGA SALMONELA