I arratisur me 17 prill te 2017 nga Komisariati i Shkodres, Mikel Doçi eshte arrestuar diten e sotme pas gati 6 muajsh ne arrati.
Doçi ishte ne Komisariat per tu marre ne pyetje pasi nje nate me pare kishte ndodhur nje plagosje ne lagjen “Skenderbeg” , ndersa 24 vjeçari pasi ishte pyetur per dy ore, kur u nis te dergohet ne dhomat e paraburgimit pa pranga ai u arratis duke goditur disa here me grushta policin qe po e shoqeronte duke u larguar me shpejtesi.Per arratisjen e tij, Policia e Shkodres pezulloi edhe 7 punonjes te saj.