Policia e Shkodrës ka arrestuar ish zyrtarin e ish komunës Shalë të Dukagjinit, shtetasin Tom Shtyi. Ky i fundit është dënuar nga gjykata e apelit në Shkodër me 2 vite burg për veprën penale “Shpërdorimi i Detyrës” gjatë kohës kur ishte inspektor i taksave pranë ish komunës Shalë në vitin 2008. 56 vjeçari është dënuar që në nëntor të 2018-ës nga apeli por ishte ende i lirë.

Në këtë mënyrë policia e Shkodrës pas 1 vite e dy muaj pothuajse nga vendimi për dënimin e tij me 2 vite burg ka arritur që ta ndalojë duke qenë se ishte person i shpallur në kërkim. Policia e Shkodrës për të njëjtën çështje në maj të vitit 2019 arrestoi edhe ish-kryetarin e ish-komunës Shalë Dedë Tonaj pasi edhe ai ishte dënuar nga gjykata e apelit në Shkodër me 2 vite e 8 muaj burg për veprën penale “Shpërdorim Detyre”, vendim i dhënë nga gjykata në 19 dhjetor të vitit 2017 ndërsa i është hequr e drejta për të ushtruar

funksione publike për 5 vite. Sipas vendimit të gjykatës ish zyrtarët Dedë Tonaj, Tom Shyti që u arrestua dhe Gjovalin Lokthi kanë shpërndarë në kundërshtim me ligjin rreth 41. 500 m2 tokë në zonën turistike të Thethit gjatë kohës kur mbani funksione publike. Sipas Prokurorisë së Shkodrës ata kanë bërë pronarë një numër personash, mes të cilëve edhe të afërm të tyre si dhe persona që nuk janë banorë të zonës turistike të Thethit. Përpara se

gjykata të jepte vendimin e formës së prerë vendosi sekuestro për 41.500 m2 tokë në zonën e Thethit pas kërkesës së prokurorisë së Shkodrës, e dyshuar si e regjistruar në emër të disa shtetasve të ndryshëm, në bazë të dokumenteve të falsifikuar, të përpiluar nga ish-kryetari i Komunës Shalë Dedë Tonaj, në bashkëpunim me ish-vartësit e tij,

Tom Shyti dhe Gjovalin Lokthi. Në bazë të një hetimi të mëparshëm të Prokurorisë së Shkodrës, lidhur me veprimtarinë e ish-drejtuesve të Hipotekës së qytetit, kanë rezultuar të dhëna të tjera mbi veprime të dyshuara si të paligjshme të kryera nga ana e ish-zyrtarëve të Komunës Shalë për të cilët gjykata vendosi që t’i dënojë.

Artikulli paraprakBELTOJË, FSHATI KU PËRROI “ZHDUK” RRUGËT
Artikulli tjetërSHKODËR, MUZEU “MARUBI” PESË EKSPOZITA NË VITIN 2020