Me një dhimbje të thellë Admir Bokrina u përcoll për në banesën e fundit. Rrugica në banesën në fshatin Oblikë nuk ka reshtur së pushuari

nga persona të shumtë që vinin për të ngushëlluar familjen Bokrina dhe për t’i dhënë lamtumirën e fundit 32 vjeçari që u nga nga jeta në mënyrë tragjike pas shembjes së urës në Itali.

Muhamet Çeka është një prej atyre që ka punuar me vetë viktimën Admir Bokrina dhe babai i tij ndërsa ruan kujtime shumë të mira nga 32 vjeçari.

Dhimbja më e madhe është për familjarët e Admirit. Babai i tij në ditën kur i jep lamtumirën djalit 32 vjeçar e ka të vështirë të flasë.

Administratori i njësisë Ana e Malit Arben Ceni, njëkohësh komshi i familjes Bokrina thotë se Admiri emigroi që 12 vjeç në Itali për një jetë më të mirë.

Admir Bokrina do të prehet në varrezat e fshatit të tij në njësinë Ana e Malit. Ndarja tragjika nga jeta e 32 vjeçarit në Itali shokoi të gjithë ata që e njohën por jo vetëm.

 

Artikulli paraprakKRERËT E SHTETIT UROJNË KURBAN BAJRAMIN
Artikulli tjetërHAMJA PËR TRAGJEDITË: TË MOS E SHKATËRROJMË TOKËN