Ky është Prel Doshi, një 84 vjeçar i cili në vitin 1945 ka arritur që të marrë xhaxhain e tij pasi komunistët e kishin pushkatuar në vendin e quajtur Zalli i Kirit në lumin Kir ndërsa 3 kushërinj të tjerë edhe ata të ekzekutuar nuk mundur që t’i marrë.

Në atë vit i moshuari shprehet se janë vrarë grupe personash me nga 15 vetë pranë varrezave katolike apo edhe në Zallin e Kirit. Prel Doshi thotë se një vit më pas në 1946-ën tek varrezat katolike janë ekzekutuar një grup tjetër nga Postriba për Lëvizjen e Antikomuniste, trupat e të cilëve nëse gërmohet mund të gjenden.

Prel Doshi thotë se në vitin 1945 kanë paguar 50 dollar njërit prej rojeve në Zallin e Kirit për të marrë trupin e xhaxhait të tij. Personat e tjerë të pushkatuar në të njëjtin vend ka dyshime të forta se mund t’i ketë marrë rrjedha e lumit Kir dhe është e vështirë të gjenden.

Vend ekzekutimet në Shkodër të personave të vrarë me apo pa gjyq në regjimin komunist sipas dëshmitarëve që janë ende gjallë janë të shumta por disa prej tyre janë të mbushura me ndërtime pas viteve ’90.

Artikulli paraprakSHKODËR, NISMË PËR GJETJEN E TË PUSHKATUARVE
Artikulli tjetërSHKODER, PËRGJEGJËSI BUSHATI: KUJDES BOMBULAT E GAZIT