Shkodër

I vodhën një 45-vjeçari, në rrugë, çantën ku mbante një shumë parash dhe steka me paketa me cigare, menjëherë pas kallëzimit të tij, kapen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar.

Gjenden dhe sekuestrohen shuma e parave dhe stekat me paketa me cigare.

Menjëherë pas kallëzimit të bërë nga një 45-vjeçar, se dy shtetas i kishin vjedhur në rrugë, çantën ku mbante 170 000 lekë dhe paketa me cigare, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan autorët e dyshuar të vjedhjes, shtetasit:

P. C., 39 vjeç dhe A. N., 21 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Gjat kontrollit në një ambient ku qëndronin këta shtetas dhe gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit A. N., u gjetën shuma e parave dhe stekat me paketa me cigare, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Artikulli paraprakCIKLONI NË FRANCË/ DHJETËRA MIJËRA BANORË PA UJË, PREFEKTI I MAYOTTE: NUMRI I VIKTIMAVE MUND TË RRITET
Artikulli tjetërBECI TREGON PROJEKTET KONKRETE PËR SHKODRËN