Stacioni i Trenit në Shkodër ka qenë ndalesa e radhës e Javës Evropiane të Lëvizjes, ku temë diskutimi ishte transporti hekurudhor.
I ftuar për të mbajtur leksion të hapur ishte arktitekti dhe pedagogu Gjergj Islami, i cili vlerësoi arkitekturën e kësaj vepre të qytetit si dhe shprehu nevojën për restaurim. Të pranishmit vunë theksin tek mundësia e përdorimit të stacionit të trenit në mënyrë sa më efikase. Stacioni i trenit në qytetin e Shkodrës u ndërtua gjatë viteve ’80 – ’81, por u vu në funksion në vitin 1982. Sot pas shumë vitesh, numri i udhëtarëve që lëvizin me tren është shumë i ulët.
/ Star Plus TV /