Në këto ditë të fundit të muajit të madhërueshëm të Ramazanit shoqata Istanbul në Shkodër ka shtruar një iftar duke ftuar autoritete, përfaqësues të ndryshëm dhe besimtarë. Drejtori i shoqatës Istanbul Ridvan Seferaj shprehet se mesazhet e muajit të Ramazanit janë për harmoninë dhe një reflektim për të na bërë më të mirë gjithsecilin prej nesh.
Përgjegjësi i Myftnisë Shkodër Arben Halluni përmendi luftën në Ukrainë dhe dhunën në Lindjen e Mesme duke shpresuar që ky muaj i shenjtëtë udhëzojë për paqe kudo në botë.
Drejtuesja politike e PS për qarkun Shkodër, deputetja dhe ministrja Edona Bilali dhe kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia u shprehën se ajo që bashkon të gjithë pa
ngjyrime politike është qyteti i Shkodrës dhe shpresa për një të ardhme më të mire.
Iftari nga shoqata Istanbul në Shkodër u shtrua në qendrën kulturore “Hanim Sabunçu”, një vatër tashmë që do shërbejë për dijen dhe zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme.