Në Shkodër është inaguruar zyra Konsulore e hapur nga shteti fqinj i Malit të Zi ndërsa Konsull Nderi i shtetit malazez në Shkodër do të jetë Sokol Hoxha. Në këtë aktivitet mori pjesë edhe ministri i jashtëm i Malit të Zi Gjorgje Raduloviç i cili u shpreh se marrëdhëniet mes një qyteti si Shkodra me Malin e Zi duhet të forcohen.

Konsulli i Nderit i Malit të Zi, Sokol Hoxha u shpreh se Shkodra për shtetin fqinj është një qendër me të cilën e lidhin shumë gjëra.

Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi tha se shpreson që prania e një zyre konsulore të Malit të Zi në Shkodër të shërbejë për të forcuar marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve.

Konsullata e Malit të Zi në Shkodër për herë të parë u hap në vitin 1863, në kohën e Perandorisë Osmane dhe u mbyll në vitin 1876 përpara fillimit të luftës malazezo-osmane por u rikthye sërish në vitin 1893 duke funksionuar edhe disa vite të tjera. Tashmë kjo zyrë konsulore e malit të Zi në Shkodër rikthehet pas afro 110 vitesh në qytetin tonë.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, STUDIUESI UKGJINI KUNDËRSHTON AMBASADORIN TURK
Artikulli tjetërSHKODER, KONFERENCE SHKENCORE PER 150-VJETORIN E FISHTES