Bashkia Shkodër ka inaguruar gjatë së premtes qendrën komunitare “Për familjen” në lagjen nr. 5 të qytetit.
Kryetarja e bashkisë Voltana Ademi tha se kjo godinë do të jetë në shërbim të komunitetit, ndërsa tha se dy të tjera do të vihen në funksion në Dajç dhe njësinë administrative Gur i Zi. Kryebashkiakja Ademi shigjetoi përsëri qeverinë duke thënë se pavarësisht mungesës së investimeve, bashkia Shkodrër do të vijojë të ndërmarrë nisma në shërbim të komunitetit. Drejtori i Agjencisë Austriake për zhvillim tha se përfshirja sociale është një aspekt i rëndësishëm dhe që kërkon mbështetje. Gjatë këtij viti janë vënë në funksion 7 qendra komunitare 5 në qytet dhe dy në njësitë administrative. Qëllimi i këtyre godinave është ofrimi i shërbimeve dhe hapësirave jo vetëm për banorët e lagjeve apo fshatrave, por mbështetje e veçantë do t’u jepet atyre që kthehen nga emigracioni.