Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi priti në zyrën e saj ambasadorin e Zvicrës në Shqipëri Adrian Maitre. Pas një bisede në zyrë të dy bashkë morën pjesë tek inagurimi i përfundimit të punimeve në lulishten “Vaso Kadia” në qytetin e Shkodrës, një projekt ky i financuar nga agjencia për Zhvillim e Zvicrës dhe Austrisë
Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri Adrian Maitre deklaroi në fjalën e tij se qytetet në Shqipëri kanë nevojë gjithnjë e më shumë për hapësira të gjelbërta dhe për reduktim të pabarazisë
Në fund ambasadori Maitre dhe kryebashkiakja Ademi zbuluan pllakatën tek lulishte e rikonstruktuar “Vaso Kadia”.