Gjatë stinës së verës infeksionet e syve janë më të shpeshta. Kjo vjen si pasojë e ekspozimit të syve në ujin e deteve dhe pishinave. Divesh Mishra okulist në një nga klinikat optike në qytetin e Shkodrës shprehet se gjatë sezonit veror janë përballur me një numër të lartë rastesh të infeksioneve të syve. 10-15 persona janë paraqitur me infeksion në sy ço ditë në klinik.
“Çdo ditë ne hasemi me një numër të lartë rastesh të infeksioneve të ndryshme të syve. 10-15 persona në ditë të cilët paraqiten në klinikën tonë shfaqen me këtë problem. Infeksionet e syve janë të pranishme gjithmonë por gjatë stinës së verës është koha që infeksionet e syrit shtohen më së shumti.
Kjo për shkak se njerëzit gjatë verës lahen më shpesh ose shkojnë në pishina dhe dete dhe nga uji i papastër shfaqen këto probleme. Në përgjithësi infeksioni i syve prek më shumë fëmijët e moshave 5-10 vjeç.”
Pasojat që lënë pas Covid-19 ka qënë një tjetër arsyje e shtimit të rasteve me infeksion në syve.
“Këtë verë janë shtuar infeksionet e syve sepse përvec te tjerave shkak kryesor i ka qënë dhe Covid-19 sepse tek shumë persona ka shfaqur problem në sy si përshëmbull tharje apo djegje të syve. Ndaj këtë verë jemi përballur me dyfishin e rasteve, më shumë se vitin e kaluar apo dhe përpara pandemisë.”
E rëndësishme dhe që nuk duhet nënvlerësuar është vizita tek okulisti për çdo shqetësim që mund të kemi.
“Ka shumë persona që vijnë këtu çdo ditë. Ka persona të cilëve sapo i është shfaqur infeksioni ose ka edhe të tjerë që e kanë më të përparuar. Zakonisht personat të cilët e kapin në kohë infeksionin e syve mund të trajtohet brenda 7-15 ditë ndërsa ata që e kanë më të përparuar infeksionin i zgjat shumë më shumë ndaj është shumë e rëndësishme që nëse ndjeni që keni probleme duhet që të shkoni tek okulisti për tu vzituar që të parandaloni në kohë këtë problem.”
Ndërkohë parandalmi më i mirë i infeksionit në këto raste sipas okulistit mbetet higjena personale.