Nga viti në vit vihet re një ulje e numrit të fëmijëve të lindur në qarkun e Shkodrës. Arsyet janë nga më të ndryshmet, një ndër to është problemi i infertilitetit tek çiftet. Shefi i shërbimit të obstetrik gjinekologjik në spitalin rajonal të Shkodrës, Saimir Selmanaj thotë se rreth 10% e çifteve nuk arrijnë dot të krijojnë një shtatëzani.

Shefi i shërbimit të obstetrik gjinekologjik, tregon disa ndër arsyet që çojnë çiftet në infertilitet.

Selmanaj këshillon çiftet e reja që planifikojnë nisjen e një shtatëzanie që të kryejnë fillimisht kontrollet dhe ekzaminimet shëndetësore tek mjeku.Infertiliteti tashmë është kthyer një një problematikë shëndetësore që po prek gjithmonë e më shumë çiftet e reja.

Një ndikim të madh në këtë drejtim ka mosha , dhe stili i jetesës tek të rinjtë.

Artikulli paraprakTRAFIKU RRUGOR, SHTOHEN POLICËT NË QYTET
Artikulli tjetërSTAR PLUS NË SHTËPINË KU QËNDRON GRUAJA E PËLLUMB METËS