Në ditën e shëndetit mendor në Shkodër u zhvillua një takim në kuadër të projektit Societies 2 i organizuar nga projekti Shpresa dhe Caritasi Shqiptar me praninë e institucioneve. Gjatë këtij takimi koordinatori i Caritasit Shqiptar Stefan Paloka u shpreh se shoqëria shqiptare vijon që të paragjykojë shtresën e personave me aftësi të kufizuar ndërsa psikologia Suela Ndoja thotë se personat që vujanë nga shëndeti mendor diskriminohen nga shoqëria…

Drejtuesi i projektit Shpresa në Shkodër Luigj Mila thotë se ka kërkesa të pafundme për të marrë pranë mjediseve që ka persona me probleme të shëndetit mendor por shprehet se nuk janë mundësitë financiare për t’i përballuar. Edhe mjekia në spitalin psikiatrik Valdet Hoxha thotë se qeveria shqiptare vitet e fundit ka lënë në harresë shëndetin mendor…

Mjeku psikiatër në poliklinikën e specialiteve në Shkodër Gjon Preçi thotë se mundësia për t’i ndjekur në familje është e pamundur pothuajse ndërsa tregon edhe një sërë problemesh të tjera…

Drejtori i shërbimeve sociale në bashkinë Shkodër Filip Vila tregon se bashkia Shkodër ka marrë në administrim 20 struktura që ishin lënë pas dore ndërsa thotë se qeveria shqiptare ka dhënë zero financime për shërbimet sociale në bashkinë Shkodër……

Aktualisht në Shkodër nuk ka një studim se sa është numri total i personave me probleme të shëndetit mendor por pavarësisht atyre që janë në shtëpi familje, projekte të ndryshme apo institucione rezidenciale sërish numri i të tjerëve që mbeten rrugëve apo të braktisur është i lartë.

Artikulli paraprakSHKODËR, POLICIA: ISAK MEHMEDAJ PLAGOSI VETEN
Artikulli tjetërSHKODËR, “QYTETARËT TË VLERËSOJNË SIMPTOMAT E COVID NË KOHË”