Në zyrën rajonale të punësimit në qarkun Shkodër, ne harkun kohor të nëntë muajve të fundit më shumë se 352 persona janë bërë pjesë e kurseve profesionale që ky institucion ofron prej vitesh. Drejtorja e këtij institucioni Rozafa Zmijani bën të ditur se është e pamundur që të gjithë të bëhen pjesë e tregut të punës për shkak se jo të gjitha drejtimet janë të kërkuara nga bizneset.

Sipas drejtores zmijani, ka shumë aplikime për kursin e kuzhinës ende pa u hapur grupi.
Kuzhina dhe estetika mbeten drejtimet më të kërkuara dhe të preferuara nga të rinjtë shkodranë por jo vetëm në zyrën rajonale të punësimit pasi menjëherë pas formimit profesional kursantët mund të vetëpunësohen, nëse nuk u jepet mundësia të lidhin kontrata me bizneset lokale.

Artikulli paraprakSHKODËR, UNAZA PERËNDIMORE PA SINJALISTIKË RRUGORE
Artikulli tjetërKONFERENCË PËR NËNË TEREZËN NË KISHËN E JUBANIT