Bashkia Shkodër vazhdon që të ketë në vëmendje mirëmbajtjen dhe përmirësimin e rrugëve rurale. Në njësinë administrative Postribë ka nisur puna pasi janë identifikuar disa prej rrugëve më problematike të cilat kanë nevojë për ndërhyrje.

Sipas planit të paracaktuar nga Bashkia e Shkodrës, do të shtrohen me asfalt 400 metër katror në rrugën Mes- Meselim, 200 metër katror në rrugën e Rasekut, 100 metër katror në rrugën Mes- Kullaj dhe 150 metër katror në rrugën Boks- Ura e Rasekut. Administratori i njësisë Postribë Altin Shabaj tregon se këto investime për komunitetin atje do të vijojnë si premtime të bëra për banorët.

Prej katër vitesh, Bashkia e Shkodrës mirëmban dhe përmirëson rrugët rurale në territorin e saj, duke ndikuar në lehtësimin e qarkullit të njerëzve, mjeteve dhe mallrave. Postriba është një territor i gjërë në të cilin përmirësimi i infrastrukturës është mëse i nevojshëm.

Artikulli paraprakRAPORTI/ SHQIPËRIA, NDËR VENDET ME NIVEL MË TË ULËT VETËVRASJESH NË EUROPË
Artikulli tjetërPD, KREU AMULI: RAMA KTHEU 80 VITE MBRAPA SHKODRËN