Sheshi “Isa Boletini” në Shkodër është vendi në të cilin çdo ditë të papunët janë në kërkim të një pune. Kryefamiljarë të ndryshëm të cilët nuk kanë një punë stabël dalin në shesh duke pritur gjithë ditën që dikush të shkojë t’i thërrasë për të punuar. Ata nuk kanë një mundësi tjetër dhe kjo mënyrë mbetet i vetmi burim të ardhurash për të mbajtur familjen.

Janë të gatshëm për të bërë edhe punët më të rënda vetëm për të siguruar minimumin jetik. Disa prej tyre edhe pse janë gjithë ditën aty gjejnë punë shumë pak.

Këta punëtor të revoltuar tregojnë se marrin premtime në kohë fushatash elektorale për t’u punësuar por deri më tani asnjë premtim nuk është mbajtur.

Prej 30 vitesh rituali i tyre duke nisur ditën në kërkim të një punë është i njëjtë. Papunësia në Shkodër vazhdon që të jetë në shifra relativisht të larta sepse jo të gjithë regjistrohen në institucione si punëkërkues të papunë.

Artikulli paraprakSHKODËR, KONFLIKTI LIGJOR PËR NJË SHTESË NË “GJUHADOL”
Artikulli tjetërSHKODËR, “PRENK JAKOVA” AKTIVITET PËR 7-8 MARSIN