Ish drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Ahmet Prençi por edhe ish drejtor i policisë së Shkodrës Ahmet Prençi i rikthyer në Shkodër për promovimin e dy librave të tij deklaroi se policia e shtetit po kalon ditë të vështira për shkak të lidhjeve të politikës me krimin

I pyetur për Vettingun në polici ish drejtori Prençi u shpreh se është një ligj i panevojshëm për një sërë faktorësh dhe se tashmë policiët janë në ankthin e Vettingut duke mos e patur mendjen tek misioni i tyre.

Ahmet Prençi në 2007 u emërua drejtor i përgjithshëm i policisë së shtetit në vitin 2007 ndërsa deri atëherë ishte drejtor i policisë së Shkodrës. Në 2009 nga drejtor i përgjitshëm kaloi si këshilltar i ministrit të brendshëm duke mbajtur disa detyra të ndryshme edhe në qeverinë e majtë.

Artikulli paraprakLEZHË, KAPEN 3 PERSONA ME KOKAINË
Artikulli tjetërGAZETARI KOPLIKU: ALVINI PËR 10 DITË U USHQYE ME GJETHE BARI