Ish ministri i financave i PS Arben Malaj është kritik për borxhin e huaj që ka Shqipëria aktualisht. Ish ministri Malaj thotë se është kundër rritjes së shpejtë të borxhit nga qeveria shqiptare.
I pyetur sa është borxhi aktual që ka qeveria shqiptar ish ministri Malaj thotë se nuk ka një shifër të saktë sepse sipas tij qeveria shqiptare nuk është transparente sa i përket borxheve.
Një kosto në jetën e qytetarëve dhe zhvillimet e vendit sipas ish ministrit Malaj ka edhe kaosi politik në të cilin ndodhet vendi duke iu referuar përplasjes brenda PD ndërsa për ish kryeministrin Berisha që dikur e akuzonte ka një mesazh duke i uruar pension të mbarë.
Ish ministri Arben Malaj deklaratat i bëri nga Shkodra gjatë një aktiviteti me studentë të fakultetit ekonomik.