Skuadra e Vllaznisë në mundje para viteve ’90 ishte një ekip i cili nxori emra të mëdhenj të sportit shqiptar por edhe ndërkombëtar. Një prej atyre që nderoi emrin e qytetit është ish mundësi Tonin Dema i cili festoi në një ditë të veçantë 65 vjetorin e lindjes. Në një aktivitet festiv me miqtë e tij të sportit por edhe më gjërë Dema përjetoi emocione të mëdha duke kujtuar me nostalgji vitet e sportit.

Shumë emra të mëdhenj jo vetëm të sportit të mundjes erdhën për të nderuar Tonin Demën në 65 vjetorin e lindjes ndërsa e kujtojnë për cilësitë e veçanta si sportist por edhe në shumë sfera të jetës…
ELJAZ AHMETI – ISH TRAJNER I MUNDJES
DEDË BREGU – ISH TRAJNER I MUNDJES
MARTIN BIBA – PRESIDENT I FEDERATËS SHQIPTARE TË MUNDJES
XHEVDET AMULI – ISH PESHËNGRITËS, KRYETAR I PD SHKODËR
PAULIN STERKAJ – ISH MUNDËS, DEPUTET I PS
MAXHID CUNGU – ISH PREFEKT I QARKUT SHKODËR
XHELIL CIBAKU – SEKRETAR I SHOQATËS SË MUNDJES SHQIPTARE
JOZEF BAZHDARI – SHOQATA E VESPAVE
Miqtë e Toninit i urojnë atij një jetë të gjatë në 65 vjetorin e lindjes….
ELJAZ AHMETI – ISH TRAJNER I MUNDJES
DEDË BREGU – ISH TRAJNER I MUNDJES
MARTIN BIBA – PRESIDENT I FEDERATËS SHQIPTARE TË MUNDJES
XHEVDET AMULI – ISH PESHËNGRITËS, KRYETAR I PD SHKODËR
PAULIN STERKAJ – ISH MUNDËS, DEPUTET I PS
MAXHID CUNGU – ISH PREFEKT I QARKUT SHKODËR
JETMIR KUÇI – ISH BOKSIER
NDRIÇIM SPAHIU – ISH SEKRETAR I FEDERATËS SHQIPTARE TË MUNDJES
XHELIL CIBAKU – SEKRETAR I SHOQATËS SË MUNDJES SHQIPTARE
ANXHELIN SOKOLI – ISH MUNDËS
JOZEF BAZHDARI – SHOQATA E VESPAVE

Tonin Dema lindi në 1 gusht të vitit 1955 ndërsa që i vogël nisi sportin. Është 5 herë kampion i Shqipërisë në mundjen e lirë në vitet 1976, 1977, 1979, 1980, 1983. Ka fituar Medalje Ari në Spartakiadën e tretë Kombëtare në vitin 1979 ndërsa numëron 14 trofe ekipore me Vllazninë. Për dy vite ishte trajner i të rinjve të mundjes duke fituar Kupën dhe Kampionatin ndërsa për 7 vite kontribuoi edhe si trajner i boksit. Është “Mjështër i Merituar i Sportit” akorduar në vitin 1995. Tonin Dema në vitet ’90 është një aktivist dhe organizator i ngjarjes historike të tentativës për rrëzimin e bustit të Stalinit në Shkodër për të cilën edhe u burgos ndërsa mban medaljen e Trimërisë dhënë nga Presidenti i asokohe Sali Berisha. Në vitin 1997 emigroi në Itali ku qëndroi për shumë vite.

Artikulli paraprakSHKODËR, NJË 24 VJEÇAR MBYTET NË UJËRAT LIQENIT
Artikulli tjetërAKSIDENT NE RRUGEN HANI HOTIT, 6 TE PLAGOSUR