Drejtorja e Përgjithshme e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor Areti Beruka ka zhvilluar disa takime në Shkodër ndërsa ka zhvilluar edhe inspektime në subjekte të ndryshme. Fokusi për momentin është lufta për zbatimin e ligjit antiduhan.
Ka subjekte që janë gjobitur deri në 5 herë thotë drejtorja Beruka por puna e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor për zbatimin e ligjit antiduhan nuk do të ndalet.
Edhe në Shkodër ka gjoba të vendosura ndaj subjekteve të ndryshme që janë treguar kokëfortë duke mos zbatuar ligjin antiduhan.
I pranishëm në Shkodër ishte edhe drejtori i Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor të Tiranës apo inspektorë nga Lezha për të shkëmbyer eksperiencat me inspektoriatin në Shkodër.